
...
Pas vlerësimit me çmim “Oscar” si dokumentari më i mirë “20 ditë në Mariupol” mbi Luftën ne Ukrainë shfaqet në Kryeministri. I pranishëm është edhe një nga bashkë realizuesit e filmit, që rrëfen përvojën si gazetar gufte, kur kjo e fundit ndodh në vendin e tij.
Zanafilla e këtij dokumentari nis në vitin 2022, kur Chernov realizon një reportazh të gjatë për agjencinë Associated Press nga Mariupol, një nga qytetet më të goditura nga bombardimet ruse në Ukrainë në fillime të luftës .
Të bllokuar në qytetin e rrethuar ekipi i gazetarëve luftojnë për të vazhduar punën e tyre duke dokumentuar mizoritë e pushtimit rus. Si të vetmit reporterë ndërkombëtarë që mbeten në qytet, ata kapin ato që më vonë u bënë imazhe përcaktuese të luftës: fëmijë që vdesin, varre masive, bombardimi i një materniteti dhe më shumë.
Filmi “20 ditë në Mariupol” u shfaq në Qendrën për Hapje e Dialog, si pjese e ekspozitës “Ukraina: një krim lufte” që qëndroi e hapur për një muaj.