“Nëna që u fut poshtë jorganit”, Ilnisa përplaset ashpër me Ledjonën dhe shkon e prek në fytyrë

Orët e para të mëngjesit, banorët e BBV janë përfshirë në disa debate të ashpra mes njëri-tjetrit.

Ka qenë Ilnisa dhe Ledjona që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pas tonit të lartë të zërit dhe debatit që dyshja u përfshi.

Mbrëmjen e djeshme Ilnisa dhe Meritoni morën një dënim nga Vëllai i Madh, për arsye se herë pas here ata pëshpërisin me njëri-tjetrin dhe nuk zbatojnë rregullat e produksionit lidhur me mikrofonat.

Këtë ‘dënim’, Ledjona ja ka përmendur teksa janë mbledhur në dhomën e gjumit dhe këtu ka nisur një debat i ashpër mes dy banoreve.

“Nëna futet poshtë jorganit, nuk futem unë. Nëna futet poshtë jorganit, heq mikrofonin dhe merr dënim nga Vëllai i Madh”, ka thënë Ledjona.

“Unë uroj të jenë krenar prindërit e tu, që po të mbajnë kalamonin edhe kalamonin që po të dëgjon! Kaq!”, tha Ilnisa.

Por nuk është mbyllur me kaq.

Ilnisa është afruar dhe e ka prekur dy herë në fytyrë Ledjonën.

“Po e përmende më mamin tim, bashkë do të flasim ndryshe. Bukuroshe e Julit”, është shprehur Ilnisa tepër e tensionuar.