Elia Zaharia zbulon detajet e procesit gjyqësor me Princin Leka

Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë lidhur me procesin gjyqësor me Princ Lekën, përmes një letre për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH.

Reagimi i plotë i Elia Zaharias:

“Nuk mund të bëj dalje publike pasi jam në procese gjyqësore! Ju lutem që mos ketë deformime, seanca për mua dhe Lekën për urdhër mbrojtje të ndërsjellët u shty pasi prokuroria nuk kishte sjellë raportin tim mjeko-ligjor.

Është kërkuar nga avokatja të vihet në dispozicion, tani u kërkua edhe nga gjykata! Është thjeshtë procedurë!

Ndërsa për babin u zhvillua. Babi nuk ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Leka, pasi nuk e ka konsideruar të nevojshëm për vazhdimin e kësaj marrëdhënie të përfunduar. Kërkesën për urdhër-mbrojtje ndaj tij e ka bërë vetëm Leka dhe gjykata e ka lënë në fuqi.

Ju’a shkruaj këto pasi çfarë nuk është trilluar këto ditë në panele me njerëz që prezantoheshin si miq tanët e që unë nuk i kam takuar kurrë! Seanca sot ka lidhje vetëm me urdhër mbrojtjen jo me kallëzimin penal. Ajo është tjetër çështje që i takon prokurorisë,” përfundon Elia Zaharia në letrën e saj.