Verstappen niset nga Pole Position në Australi, i 3-ti sezonal për kampionin në fuqi

Max Verstappen siguroi pole position në provat zyrtare të Australian Grand Prix i ndjekur nga Carlos Sainz dhe Sergio Perez. Pas kohës 1’16’048s në xhiron e 1’rë të sesionit të 3’të kualifikues, Verstappen e përmirësoi në tentativën e fundit 1’15.915s.

Një diferencë prej 0.270s nga Sainz që impresionoi pas kthimit nga operacioni për apandesitin 2 javë më parë. Perez do të ndajë rradhën e dytë me rivalin nga McLaren, Lando Norris ndërsa Charles Leclerc u rendit i 5’ti pas braktisjes së xhiros së shpejtë në fundin e provave.

Idhulli vendas Oscar Piastri niset nga rradha e 3’të përkrah anglezit të Mercedes, George Russell që la pas japonezin Yuki Tsunoda. Binomi i Aston Martin, Lance Stroll dhe Fernando Alonso kompletuan 10 të parët në startin e garës

Në përfundim të sesionit të 2’të kualifikues, Lewis Hamilton u eleminua nga Tsunoda cka do të thotë se ai do të niset nga vendi i 11 pas një sesioni të vështirë për Mercedes. Në provat zyrtare të Australisë, Williams Racing mori pjesë me një makinë, pas incidentit të Albon në sesionin e 1’rë të provave të lira.

Kjo është renditja e plotë për garën e 3’të në botërorin e Formula 1 që do të zhvillohet në cirkuitin “Albert Park” në Melbourne të Australisë. Gara do të transmetohet të dielën në EuroNews Albania dhe IN Radio në 105.07 mhz duke filluar nga ora 05:00.

Verstappen (Red Bull) 1’15″915
Sainz (Ferrari) 1’16″185
Perez (Red Bull) 1’16″274
Norris (McLaren) 1’16″315
Leclerc (Ferrari) 1’16″435
Piastri (McLaren) 1’16″572
Russell (Mercedes) 1’16″724
Tsunoda (Racing Bulls) 1’16″788
Stroll (Aston Martin) 1’17″072
Alonso (Aston Martin) 1’17″552
Hamilton (Mercedes) 1’16″960
Albon (Williams) 1’17″167
Bottas (Sauber) 1’17″340
Magnussen (Haas) 1’17″427
Ocon (Alpine) 1’17″697
Hulkenberg (Haas) 1’17″976
Gasly (Alpine) 1’17″982
Ricciardo (Racong Bulls) 1’18″085
Zhou (Sauber) 1’18″188