Trafikanti i kokainës në takim me Ballukun, Maznikun dhe Gonxhen (FOTO)

Eneo Sulejmanaj është 29-vjeçari që mbrëmjen e te enjtes në Tiranë po transportonte 1 kg kokainë, bashkë me dy të rinjtë e tjerë Igli Begaj dhe Shkëlqim Ostreni.

Sulejmanaj po drejtonte automjetin tip “Tiguan” në momentin kur nuk iu bind Policisë dhe ka tentuar të largohen duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Në këto kushte, një prej agjentëve të antidrogës ka qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të makinës, duke e plagosur.

Por, Eneo Sulejmanaj nuk është një emër i panjohur për publikun. 29-vjeçari mbante postin kryetarit të Shoqatës së Transportit Publik Ndërqytetas.

Në fotot e mëposhtme, ai shfaqet në të njëjtën tavolinë me tre ministrat e Ramës, Belinda Ballukun, Arbjan Maznikun dhe Blendi Gonxhen. Fotot i përkasin tetorit të vitit 2021, ku takimi zhvillohet në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, teksa Gonxhe mbante postin e kreut të DPSHTRR-së, ndërsa Mazniku postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Pra siç duket, Balluku, Mazniku dhe Gonxhe ulen në një tryezë me një trafikant kokaine për të zgjidhur “hallet” e transportit publik, i cili vlen të theksohet se është një ndër sektorët më problematik në vendin tonë.