... Nami.al

Sulmi në sallën e koncerteve pranë Moskës, shkon në 115 numri i viktimave

Të paktën 115 persona kanë vdekur pas sulmit të mbrëmshëm pranë Moskës, ka thënë komiteti hetues rus, sipas mediave të huaja.

Guvernatori i rajonit të Moskës dhe komiteti kanë thënë se presin që numri i të vdekurve të rritet, pasi punonjësit e shpëtimit vazhdojnë të lëvizin rrënojat në vendngjarje.

“Sipas të dhënave paraprake, shkaqet e vdekjes kanë qenë plagët me armë zjarri dhe helmimi nga produktet e djegies”, vijonte deklarata.

Komiteti tha gjithashtu se personat e armatosur përdorën “lëng të ndezshëm” për të vënë zjarrin në sallën e koncerteve ndërsa njerëzit ishin ende brenda.

Në deklaratë thuhet se aktualisht po kryhen ekzaminime balistike, gjenetike dhe gjurmë gishtash.

Po ashtu, në një deklaratë të veçantë, departamenti rus i shëndetësisë tha se të paktën katër fëmijë ishin në spital.

Lidhur me ngjarjen e rëndë u raportua se janë arrestuar 11 persona, 4 prej të cilëve të përfshirë drejtpërdrejt në sulm.

Përshkrimi i imazhit