Rritet bilanci i viktimave të sulmit në Moskë, të paktën 93 të vdekur

Të paktën 93 persona janë konfirmuar të vdekur pas sulmit të mbrëmshëm në Bashkinë Crocus në rajonin e Moskës, sipas komitetit hetimor të Rusisë.

“Numri i të vdekurve do të rritet më tej”, thuhet në një deklaratë, sipas mediave të huaja.

“Sipas të dhënave paraprake, shkaqet e vdekjes kanë qenë plagët me armë zjarri dhe helmimi nga produktet e djegies”, vijonte deklarata.

Komiteti tha gjithashtu se personat e armatosur përdorën “lëng të ndezshëm” për të vënë zjarrin në sallën e koncerteve ndërsa njerëzit ishin ende brenda.

Në deklaratë thuhet se aktualisht po kryhen ekzaminime balistike, gjenetike dhe gjurmë gishtash.

Po ashtu, në një deklaratë të veçantë, departamenti rus i shëndetësisë tha se të paktën katër fëmijë ishin në spital.