Përplasje fizike në një karburant në Durrës, dy persona rrahin punëtorin

Një sherr ka ndodhur në një karburant në lagjen nr.17. Dyshohet se ky sherr ka lindur për motive të dobëta.

Blutë njoftojnë se një 42-vjeçar G.H dhe një 46-vjeçar H.Gj, janë konfliktuar fizikisht me një nga punëtorët e këtij karburanti.

Të dy personat që ushtruan dhunë ndaj punëtorit janë shoqëruar në ambientet e komisariatit. Policia vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.