Furgoni përplaset ‘kokë më kokë’ me makinën, bllokohet qarkullimi në Bypass-in e Murrizit

Një furgon pasagjerësh është përplasur “kokë më kokë” me një automjet.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është bllokuar kalimi në Bypass-in e Murrizit në Rrugën e Arbrit për më shumë se një orë.

Mësohet se trafiku ka shkuar rreth 3 kilometra në të dyja kahet.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta dhe ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.

Pritet që në vendngjarje të shkojë policia e qarkullimit rrugor për të normalizuar qarkullimin e automjeteve të bllokuara në këtë aks.