
...
Jorgo Goro, kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës është arrestuar me urdhër të SPAK.
Ish-kryebashkiaku është arrestuar në Dhërmi nga agjentët e SPAK, sapo është ngritur nga kafja, ku po qëndronte bashkë me disa miq të tij.
Goro mbeti në krye të Bashkisë së Himarës, pas arrestimit të të zgjedhurit, Fredi Beleri.
Ky i fundit u dënua nga Gjykata e Posaçme me dy vite burg, Beleri është shpallur fajtor për ‘korrupsion aktiv’ në zgjedhjet lokale të 2023-it.
Çështja e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri u kthye në arenë përplasjesh mes Tiranës dhe Athinës.
Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.
Tashmë, me arrestimin e Goros, Himara ka mbetur zyrtarisht pa kryebashkiak.