... Nami.al

Bie nga tarraca 21-vjeçari në Lezhë, transportohet drejt Traumës në gjendje të rëndë

Një 21-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit të familjarëve të tij këtë pasdite rreth orës 16:00.

I riu pasi mori ndihmën e parë në spitalin rajonal të Lezhës po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, pasi raportohet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Informacion paraprak:
Rreth orës 16:00, në spitalin rajonal të Lezhës, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, banues në Torovicë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.

21-vjeçari po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit.

Përshkrimi i imazhit