Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura të pajisur me leva hekuri dhe shkopinj bejsbolli i javë vënë në ndjekje Ramadan Hasanit dhe pasi e kanë arritur në unazën jugore të qytetit të Korçës, e kanë sulmuar.
Për t’i shpëtuar agresorëve Hasani është futur ne një nga serviset e zonës së unazës por nuk i ka shpëtuar dot sulmit të 4 të rinjve, të cilët e kanë “masakruar” keqazi duke e lënë të dëmtuar rëndë.
Pas agresionit të 4 janë larguar por policia pasi ka bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë së servisit është vënë në ndjekje të tyre por ende pa mundur t’i vendosë në pranga.
30-vjeçari Hasani ndodhet në spitalin rajonal të Korçës në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë sherri mes korçarëve ka nisur në datën 14 shkurt, kur Ramadan Hasani bashkë të vëllain e tij ka goditur Spartak Selimin ndërkohë që ky i fundit ditën e sotme se bashku me 3 persona të tjerë kanë marrë hak ndaj 30-vjeçarit Ramadan Hasani.