
...
Të paktën 50 persona raportohet se kanë humbur jetën, dhe 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një holl koncertesh në Moskë, Rusi.
Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur pak çaste më parë në “Crocus City Hall”, ku qindra njerëz ishin mbledhur për të parë një koncert të grupit muzikor “Picnic”.
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë qenë tre persona të veshur me uniforma ushtarake.
Autorët e dyshuar duke hapur zjarr:
Më pas, godina është parë teksa ka shpërthyer në flakë. Mbeten ende të paqarta motivet e sulmit të rëndë.
Pamjet e rënda nga vendngjarja janë përhapur në rrjetet sociale ku dallohen trupat e pajetë të disa personave që ndodheshin në koncert. Qindra të tjerë, kryesisht të rinj dhe të reja kanë vrapuar në katin e parë të godinës për t’i shpëtuar plumbave.