Tërmet i fortë në jug të Shqipërisë, nuk raportohet për të lënduar

Një tërmet rreth 4.7 ballë me qendër në ishullin e Korfuzit është ndier në të gjithë jugun e vendit.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 6:20 minuta këtë mëngjes.

Tërmeti është shoqëruar nga disa pasgoditje. Deri tani në Shqipëri nuk ka raportime për pasoja ose dëme materiale.