Shqiptarët po blejnë më pak rroba, shkak largimi i të rinjve dhe rritja e ushqimeve

Shqiptarët po blejnë më pak rroba. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se importet e veshjeve dhe këpucëve për vitin 2023 kanë pësuar rënien me të madhe që nga pandemia, vit në të cilin blerjet u pakësuan për shkak të mbylljes.

Gjatë vitit të kaluar janë importuar 75.6 mijë tonë veshje, një rënie me 3.5%. megjithatë këpucët ishin ato që kanë pësuar një rënie me mbi 19%.

Ndër arsyet kryesore është largimi i të rinjve. Një tjetër shkak është dhe rritja e çmimeve të ushqimeve, duke i detyruar njerëzit të bëjnë zgjedhjet më të nevojshme për të jetuar. Këpucët ishin ato që u lanë në hije dhe nuk u konsideruan si të rëndësishme për t’u pasur. Ky trend në fakt ka prekur dhe vendet e tjera të botës, duke sjellë tkurrje të porosive në fabrika çka ka bërë që shumë prej tyre të shkojnë në faliment. Që nga 3-mujori i fundit i vitit të kaluar në vendin tonë kanë nisur të mbyllen qindra punishte me deri 130 punonjës, si rrjedhojë e rënies se kërkesës nga vendet partnerë.

Rënia e importeve të veshjeve u reflektua edhe në vlerë. Në vitin 2023 u importuan 94 miliardë lekë veshje dhe këpucë me rënie vjetore -7.4%.