Princesha e Uellsit Kate Middleton diagnostikohet me kancer

Princesha e Uellsit tha se është në fazat e hershme të trajtimit të kancerit.

Përmes një video-mesazhi, Kate Middleton thotë se ishte një “shok i madh” pas “dy muajsh tepër të vështirë”.

Por ajo dërgoi një mesazh pozitiv, duke thënë: “Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë e më shumë”.

Detajet e kancerit nuk janë bërë të ditura, por Kensington Palace thotë se ka besim se princesha do të shërohet plotësisht.