...
Një 24-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi u kap me dy mina me telekomandë. Policia njoftoi se të riut iu gjetën minat me telekomandë të fshehura në trup. Ai ishte nisur nga Fushë Kruja në drejtim të Lezhës. Dyshohet se minat do t’i shiteshin grupeve kriminale.
Blutë kanë lokalizuar në afërsi të Milotit, 24-vjeçarin A. S dhe i kanë gjetur mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat.
“Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Akil Selimi, 24 vjeç, banues në Fushë Krujë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.