... Nami.al

Francë/ 1000 euro në ditë nga shitja e lëndëve narkotike, dënohen 2 shqiptarët

Dy shqiptarë janë dënuar për shitje të lëndëve narkotike në Francë. Mendohet se ata fitonin nga aktiviteti ilegal deri 1000 euro në ditë.

Policia franceze mori informata për tregtinë e lëndë narkotike në qytetin Salins-Fontaine dhe vendosën të vëzhgonin dy personat në fjalë. Më 4 mars, ata dëshmuan katër transaksioneve mes një shoferit dhe narkomanëve. Pas arrestimit të shqiptarëve, në banesën e tyre u gjetën: 660 gr kokainë dhe 20 gr heroinë.

Gjykata franceze vendosi të dënojë me 15 muaj burgim dhe gjobë prej 3000 euro njërin prejt të arrestuarve dhe me 24 muaj paraburgim dhe gjobë prej 6000 euro tjetrin. Të dy shqiptarëve u ndalohet përgjithmonë hyrja në vend.

Përshkrimi i imazhit