Detaje nga aksioni në Tiranë/ Qëlloi vetëm një herë, tentoi t’i shpëtonte arrestimit duke përplasur me makinë policët

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në kryeqytet, ku një trafikant droge është plagosur nga policia.

Gjatë një operacioni për arrestimin e një personi i cili dyshohej se trafikonte lëndë narkotike, është arrestuar shtetasi i identifikuar si Enea Sulejmani.

Në momentin e ndalimit ai nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe i ka dhënë me shpejtësi mjetit të tij duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Ka qenë ky momenti ku një prej efektivëve ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të tij duke e lënë të plagosur.