Detaje të reja nga rrjeti i prostitucionit me shqiptare në Athinë, ju jepej drogë dhe premtoheshin para!

Detaje të reja kanë dalë nga rrjeti i prostitucionit me 7 të mitura një Athinë, 5 prej të cilave ishin shqiptare.

Janë bërë publike disa biseda që zhvillonte në telefon kryetarja e këtij rrjeti që shfrytëzonte të miturat, një 25-vjeçare.

Ajo flet në telefon me një prej të miturave teksa i premton që një prej klientëve që ka gjetur jep para për favore seksuale ku edhe e mitura do të marrë pjesën e saj.

Përgjimet:

25-vjeçarja: Ka mbaruar ajo punë, do të marrësh lekë. Lëre atë se është budalla. Po ashtu do të të rregulloj atë tjetrin që jep 200 euro.

E mitura: Pse?

25-vjeçarja: Ai jep më shumë

Po ashtu është zbuluar edhe një tjetër bisedë, ku njëra nga vajzat e mitura flet me një klient, duke i thënë se ajo ende nuk ka mbushur 18 vjeç, por ai i thotë se nuk është problem, madje e pyet edhe nëse do të konsumojë kokainë.

E mitura: Hej, më dëgjo, të thashë që jam 17. Nuk jam ende 18 vjeç.

Klienti: Epo, edhe sikur të ishe 16 vjeç, nuk do të kisha problem. në fakt jam pak i acaruar që me kë bërë bllok… a pi? A të të sjell ndonjë gjë?

E mitura: Jo, nuk pi.

Klienti: OK, kam vetëm të zezë por kam edhe kokainë për vajzat që duan. Sot do të shkosh herët në shtëpi, çfarë ka?

E mitura: Ku të shkojmë? Nuk kemi para për taksi.

Klienti: Ku jeni tani?

E mitura: Gazi.

Klienti: OK, ikim Gazi, shkojmë në hotel. Te filloj…

E mitura: Mirë. A do t’i keni me vete 200 euro?

Klienti: Dërgo një foto, a më dëgjon?

E mitura: Nesër.

Klienti: Në rregull, por do të sjellësh edhe të shoqen, mirë?

Ky rrjet prostitucioni që shfrytëzonte vajzat e mitura u zbulua nga prindërit e të miturave që bën denoncimin në polici dhe më pas policia greke vuri 4 veta në pranga.

Koka e grupit ishte një vajzë 25-vjeçare. Të miturt ‘peshkoheshin’ në klubet e Athinës dhe shfrytëzoheshin në hotele në qendër të kryeqytetit grek.