Dakordësia PS-Rithemelim/ Pas 5 muajsh kaos, sot Kuvendi i rikthehet normalitetit

Pas pesë muajsh kaos, Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet ditën e sotme normalitetit, pas marrëveshjes së arritur mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit në tryezën e Konferencës së Kryetarëve.

Deputetët e opozitës pranuan të heqin dorë nga skenari i bllokimit me garancinë e mazhorancës, për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Në seancën e sotme pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve, ai për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, si edhe për PPP-të në Shëndetësi, konkretisht kontratat publike të check up-it dhe Sterilizimit.

Afati për ngritjen e Komisioneve Hetimore është katër muaj. Ndërkohë në rendin e ditës, janë kaluar për miratim edhe pr/ligji për sigurinë kibernetike, apo ndryshimet në ligjin e Gardës.

Më poshtë janë të renditura të gjitha pikat e rendit të ditës, që do të shqyrtohen sot në Kuvend.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 15, datë 19.3.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita

Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.3.2024.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)

Njoftime.
(Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)

Akt normativ nr.1, datë 21.2.2024 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2023,
“Për buxhetin e vitit 2024””.

(Neni 101 i Kushtetutës dhe nenit 55 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për

miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari.

Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të

Drejtat e Njeriut.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”.
(Në mbështetje të neneve 78, 83 e 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari.

Shprehet Komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore”.
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari.

Shprehet Komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të

Drejtat e Njeriut.

Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Europiane.

Dhënie mendimi Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

Projektligj”Për sigurinë kibernetike”
(Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari.

Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Europiane.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”.
(Në mbështetje të nenit 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të

Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari.

Shprehet Komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare.

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare.)

Koha e votimit

Projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi.
(Në mbështetje të nenit 77, pika 2, të Kushtetutës, nenit 25 të Rregullores së Kuvendit, ligjit nr. 8891, datë 2.05.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.
(Në mbështetje të nenit 77, pika 2, të Kushtetutës, nenit 25 të Rregullores së Kuvendit, ligjit nr. 8891, datë 2.05.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

10.Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë”.

(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 11, të ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar dhe neneve 55 dhe 111, pika 6, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim.)

11.Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”.

(Në mbështetje të nenit 78, të Kushtetutës, nenit 22, të ligjit 17/2018 “Për Statistikat Zyrtare” dhe të neneve 55 dhe 111, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim.)

12.Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”.

(Në mbështetje të nenit 78, të Kushtetutës, nenit 22, pika 1, të ligjit 17/2018 “Për

Statistikat Zyrtare” dhe të neneve 55 dhe 111, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim.)

13.Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

(Në mbështetje të nenit 78, të Kushtetutës, neneve 93 dhe 94 të ligjit nr. 97/2013

“Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar” dhe të neneve

55 dhe 111, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim.)

14.Projektvendim “Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e Kuvendit nr. 43/2017 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit të Konkurrencës””, i ndryshuar.

(Në mbështetje të nenit 78, të Kushtetutës, dhe të nenit 9, pika 2, të ligjit nr. 9584,

datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura

kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të

ndryshuar, dhe të nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për

miratim.)

15.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo

më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë

se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)