... Nami.al

Aksident në aksin “Lezhë-Tiranë”! “Audi” përfundon i përmbysur në kanal, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur rreth orës 11:30 në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, ku një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Në këtë aksident janë përplasur lehtë tre pasagjerët që udhëtonin në automjetin që drejtonte 19-vjeari G.D. Një prej pasagjerëve është në moshën 18 vjeç, ndërsa dy të tjerët janë në moshën 17 vjeç dhe po marrin mjekim në spitalin e Kurbinit.

Grupi hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Përshkrimi i imazhit