... Nami.al

Përhapja e sëmundjeve piskike, Vlora qarku me më shumë raste, 25-30 vizita çdo ditë

Një nga problemet më delikate tashmë është shtimi i rasteve të të prekurve nga sëmundje të shëndetit mendor, ndërkohë që mjekët theksojnë se ka një rritje edhe të numrit të të rinjve të prekur.

Në Vlorë rastet e të prekurve nga ç’rregullimet mendore janë aq të përhapura sa rastet e gripit.

Në Vlorë, numri i personave të cilët shfaqin probleme të shëndetit mendor dhe kërkojnë ndihmë shëndetësore është i njëjtë me numrin e personave të prekur nga gripi i stinës.

Në ditë paraqiten dhjetëra vizita duke e kthyer fenomenin dukshëm masiv krahasuar me një vit me parë.

“Realizojmë 25 deri në 30 vizita në ditë. Numrin më të madh të kartelave e përbën diagnoza prapambetje mendore, më pas skizofrenia gjithashtu dhe pacient me çrregullime të humorit dhe bipolare dhe më pas më të lehta si çrregullimet e ankthit”, tha psikiatri Stiljano Lepuri.

Ai gjithashtu shpjegon se grupmoshat e reja janë gjithashtu të prekura për shkak të abuzimeve të vazhdueshme me substanca narkotike apo alkool.

“Grupmoshat më të reja janë grupmoshat ose pacientët të cilët zakonisjt kanë abuzuar me substancat”, tha psikiatri Stiljano Lepuri.

Spitali psikiatrik i Vlorës “Ali Mihali” mbulon rajonin e Jugut nga Lushnja deri në Himarë.

Përshkrimi i imazhit