...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është shprehur se sipas të dhënave të INSTAT pagat në sektorin privat janë rritur me 11.6 %, ndërsa norma e papunësisë qëndroi në minimumet historike në nivelin 10.7 %.
Komentet Sejko i bëri në një deklaratë për mediat, ku tha se tregjet financiare në Shqipëri paraqiten të qeta dhe me qëndrueshmëri të normave të interesit e kursit të këmbimit.
“Sipas të dhënave të INSTAT punësimi në ekonomi u rrit me 0.6 % në tremujorin e katërt të 2023, pagat në sektorin privat u rritën me 11,6 %, ndërsa normat, ndërsa norma e papunësisë qëndroi në minimumet historike në nivelin e 10.7 %.
Tregjet financiare paraqiten të qeta, qëndrueshmëri e normave të interesin dhe kursit të këmbimit. Ky normalizim ka sjellë një rritje të përgjithshme të normave të interesit. Kujdesi që kemi treguar i ka lënë kushtet financiare në vend në kushte stimuluese. Kjo është pasqyruar në zgjerimin e kredisë për sektorin privat”, tha Sejko.