...
Shtatë persona janë zhdukur pasi një cisternë me flamur të Koresë së Jugut, me një ekuipazh prej 11 personash, u mbyt në brigjet e Japonisë.
Mediat e huaja raportojnë se nga ky ekuipazh u shpëtuan 4 marinarë.
Ekuipazhi informoi rojet bregdetare japoneze se anija po përmbysej dhe ata kërkuan ndihmë pranë ishullit Mutsure, në brigjet jugperëndimore të Japonisë.