...
E dashura e Princit Leka, Blerta Celibashi feston sot ditëlindjen e saj të 26-të, festë që vjen në një kohë të trazuar për Princin shqiptar për shkak të problemeve me ish-bashkëshorten.
Është pikërisht fotografja Blerta Celibashi, që në mediat rozë është përfolur si shkaktarja e ndarjes së çiftit mbretëror Elia Zaharia dhe Princi Leka.
Blerta ka plot 16 vite diferencë nga partneri i saj, por mesa duket kjo nuk i ka ndaluar të shijojnë çdo çast të kësaj lidhjeje, duke u shfaqur në udhëtime bashkë në disa zona turistike të rajonit.
Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografinë duke ndezur qirinjtë e një torte modeste, ndërsa nuk ka gjurmë të dallueshme të Princit Leka në atë fofotragi. Ndoshta qëndron pas kamerës?!