Aksidenti tragjik në Itali, kush është shqiptari i tretë që humbi jetën (EMRI)

33-vjeçari shqiptar Aleks Mhillaj është viktima e tretë e aksidentit të rëndë të regjistruar në Itali më 16 Mars. Nga ky aksident humbën jetë 23-vjeçarin Marin Kola dhe 27-vjeçari, Blerim Miha.

33-vjeçari u gjet i vdekur dy ditë pas aksidentit tragjik, rreth 300 metra larg vendngjarjes, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur kunati i tij Enrik Nikolla 27-vjeç nga Lezha.

Makina tip “BMW” e zezë, me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur, duke shpërthyer në flakë.

Vetëm një nga katër personat në bord mundi të mbijetonte.

Aksidenti tragjik ku humbën jetën të rinjtë shqiptarë ndodhi në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni, mbrëmjen e 16 marsit.