... Nami.al

“A ke burrëri, a ke testikuj?”/ Plas sërish në BBV, debati i rëndë Meriton-Roza: Ti je tradhtar me shokët

Pasditja e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka vijuar sërish me debate. Këtë herë një përplasje e fortë me fyerje ka ndodhur mes Meritonit dhe Rozës.

Mesa lënë të kuptohet e gjitha ka nisur pasi Meritoni i ka përmendur Rozës siç duket qenin dhe debati ka arritur kulmin kur moderatorja i thotë se nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të merret me thashetheme, pasi nuk është burrë dhe nuk ka “testikuj”.

Debati ka ndodhur fillimisht në tavolinën e ngrënies dhe më pas ka vijuar në oborrin e shtëpisë.

Pjesë nga debati:

Meritoni: Ti ma ke përmendur djalin.

Roza: Po pasi ti me kë përmendur pikën e dobët që e kam varrosur më 15 tetor. E kam groposur më 15 tetor me duart e mia dhe ti ke shpifur. Normal që do të pyes a e takon djalin tënd.

Meritoni: A ke njëfarë komunikimi prej të rriturish?

Roza: A ke të pasme të më prekësh te pika ime e dobët?

Meritoni: Po pse të dalin lotët?

Roza: Ti je ai që merresh me thashetheme, o burri, o burri i “Big Brother”, a ke ashtu, a ke testikuj, o burri a ke testikuj?

Meritoni: A shikon çfarë flet ti moj? Je vajzë artisteje, je vajzë e cila je pjesë e televizioneve

Roza: Ti s’ke kokrrën e testikulit vëlla je pa burrëni komplet, s’kanë patur gabim gocat që ta kanë thënë. Ti je tradhtar, ti je tradhtar me shokët.

Kujtojmë se Roza është në nominim, bashkë me Françeskën, Ledjonën dhe Vesën.

Përshkrimi i imazhit