Rienergjizimi i PS/ Rama mbledh sot në seli drejtuesit e qarqeve

Kryesocialsiti, njëkohësishte dhe kreu i PS-së, Edi Rama, do të mbledh sot në selinë rozë drejtuesit politik të qarqeve.

Takimi pritet të nisë rreth orës 08:30 dhe vjen në kuadër të punës për rienergjizimin e Partisë Socialiste ku do të bëhet një analizë e punës në terren nga drejtuesit e qarqeve, ndërsa do të diskutohet edhe për porositë e lëna nga Rama në disa prej mbledhjeve të asamblesë.

Partia Socialiste ka vendosur si prioritet 50 mijë anëtarësime të reja në organizata deri në Kongresin e Qershorit. Prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje. Ndërkohë, më 12 maj e gjithë Partia Socialiste do të zgjedhë delegatët e kongresit që mbahet më 12 qershor.