...
Që prej orës 9 të kësaj të marte, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS drejtuesit politik të qarqeve. Pas përfundimit ai tha para gazetarëve se për çfarë diskutuan në këtë takim.
“Ne bëjmë takime të rregullta sepse jemi në një proces shumë të rëndësishëm dhe të thellë si asnjëherë më parë për rienergjizimin e gjithë qelizave bazë të organizmit të Partisë Socialiste dhe për vazhdimin e hapjes së partisë për anëtarësime të reja. Siç e ndoqët edhe nga asambleja kemi vendosur objektivin e 50 mijë anëtarëve të rinj deri në Kongresin e Qershorit dhe besoj se me çfarë kemi parë dhe realizuar deri më tani, ky objektiv është plotësisht i arritshëm.
Është domosdoshmëri edhe përcjellja e mesazhit te të gjithë shqiptarët që e kanë votuar ose jo partinë socialiste që është e domosdoshme të fuqizojmë partinë Socialiste, sepse është e vetmja forcë politike në Shqipëri që ka alternativë qeverisëse që ka aftësi qeverisëse që ka dhe aftësinë reale për ecurinë e procesit të anëtarësimit. Objektivi ynë është që Shqipëria 2030 të ngjitet në atë maj pa mundësi kthimi pas dhe kurora e kësaj maje është padiskutim gatishmëria për të qenë anëtarë të Bashkimit Europian.