Parashikimi i motit: Ulen temperaturat, reshjet ‘pushtojnë’ vendin

Këtë të martë territori ynë do të mbizotërohet nga vranësira dhe shira. Herë pas here do të jenë në formë rrebeshi, kryesisht në veriperëndim të territorit. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës; të vijonë në të gjithë vendit ku më të theksuar do të jenë nëz onat lindore dhe juglindore. Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në tëg jithë vendin.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme gjatë mëngjesit. Kjo do të bëjë që temperaturat minimale të shënohen deri në 4°C në zonat malore. Po ashtu, ulen ndjeshëm maksimalet duke regjistruar vlerën 19°C në jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 3 – 4 ballë.