Ligji për amnistinë penale, Rama: Do e votojnë të gjithë nuk kanë ku shkojnë

Pas mbledhjes në seli me drejtuesit politik të qarqeve, kreu i qeverisë Edi Rama, ka folur për gazetarët. I pyetur se me kë do t’i bashkojë PS votat për amnistinë penale, e cila do të kalojë për votim të enjten në Kuvend, ai tha:

“Duhet t’i referoheni një deklarate të ministrit të drejtësisë. Amnistia është në tryezën e Kuvendit, do e votojnë të gjithë se nuk kanë të shkojnë nuk po votojnë për PS, por për një akt që parlamenti e ka bërë pa ndarje partiak.

Amnistia krijon mundësi që shteti të ushtrojë detyrimin kushtetues të lehtësimit të barrës së dënimit për të gjithë ata që duhet të përfitojnë nga ky lehtësim.”