...
Investimet e dhëndrit të Donald Trump në Shqipëri e Serbi mund të jenë një mesazh që dëmtojnë shtetin e Kosovës.
Kjo del në një analizë të mediave gjermane, ku thuhet se me Trumpin President, veriu dhe jugu i Kosovës mund të tkurren.
Rikthimi i Donald Trumpit, si president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të trazojë hartën e Kosovës. Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, i ka kushtuar një artikull paralajmërimit për investime të mëdha në Shqipëri dhe Serbi të Jared Kushner, dhëndërit të ish-presidentit amerikan.
“Nëse vjehrri i tij, Donald Trump bëhet president amerikan, marrëveshja mund të ketë pasoja të mëdha”, thuhet në artikull.
Gazeta e njohur shkruan se ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë.
Me tej ne artikull thuhet se projekti mund të rezultojë shumë i dobishëm politikisht për kryeministrin, Edi Rama dhe presidentin, Aleksander Vuçiç, nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Madje gazeta i kthehet edhe një “marrëveshjeje të planifikuar” midis Ramës, Vuçicit dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, për çështjen e shkëmbimit, i cili ishte në prag të realizimit, e që u përfol asokohe, si ‘shkëmbim territoresh’, ku veriu i Kosovës do t’i kishte rënë Serbisë dhe jugu do të kishte qasje afrimi drejt Shqipërisë.