
...
Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në në provincën e Tarantos, në Itali. Mediat në vendin fqinj raportojnë se 3 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur nga përplasja kokë më kokë mes dy makinave.
Mësohet se viktimat janë dy gra dhe një djalë, të cilët udhëtonin të gjithë me të njëjtën makinë. Kokrtisht bëhet fjalë për: Antonio Panzitta, 31-vjeç, nga Joppolo; Marcella Risoli, 26-vjeç, nga Francavilla Marittima, dhe Silvia Scardamaglia, 23-vjeç, nga Vibo Valentia.
Ndërkohë të plagosurit, të cilët ndodheshin në makinën tjetër, janë një çift me një fëmijë. Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve.