... Nami.al

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Libohovës, akuzohet se lejoi kultivimin e lëndëve narkotike

Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hida është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Dyshohet se Hida në kohën që ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

“Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative “Cepo” dhe “Picar” krijojnë dyshime të arsyeshme se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie.

Ata kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”.

Kryebashkiaku i Libohovës u shpreh se kur ka kandiduar për kryetar, nuk ka qenë në dijeni të këtij hetimi, ndërsa shprehu gatishmëri për t’u përballur me drejtësinë.

‘Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimit. Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t’u përballur me drejtësinë”, u shpreh ai para gazetarëve.

Përshkrimi i imazhit