...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.
I pranishëm në mbledhje është edhe vetë kryeministri Rama, teksa po diskutohet për agjendën parlamentare të javës që ka nisur.
Po ashtu mendohet se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe lidhur me marrëveshjen e arritur me Rithemelimin, për t’i dhënë fund kaosit në Kuvend, duke pranuar kërkesat e opozitës për ngritjen e 2 komisioneve parlamentare hetimore.
Marrëveshja për t’i dhënë fund tensioneve rreth 5-mujore në Kuvend u zyrtarizua edhe në Konferencën e Kryetarëve e cila u mblodh javën e kaluar.