Pamje tmerri! Shihni si janë shkatërruar makinat në aksidentin tragjik me 4 viktima në Tepelenë

Tre automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë në by-passin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti, ku katër persona kanë humbur jetën.

Siç shihet edhe nga pamjet, automjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht.

Sipas raportimeve mediatike, disa persona mbetën të bllokuar në automjete dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që të nxirreshin, më pas dy persona sipas policisë janë dërguar në spital.

Dy të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që lëviznin në kahun e kundërt.

Ndërkohë, grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

VIDEO dhe FOTO nga aksidenti me katër viktima në Tepelenë: MakinaVIDEO dhe FOTO nga aksidenti me katër viktima në Tepelenë: MakinaVIDEO dhe FOTO nga aksidenti me katër viktima në Tepelenë: Makina