... Nami.al

Në pushtet prej 1999-ës! Vladimir Putini fiton sërish zgjedhjet në Rusi

Presidenti Vladimir Putin, pritshëm doli fitues në zgjedhjet presidenciale ruse duke çimentuar kontrollin e tij të rreptë në një fitore që, sipas tij, dëshmoi se Moska kishte pasur të drejtë t’i rezistonte perëndimit dhe të dërgojë trupat e saj në Ukrainë.

Vladimir Putin, një ish nënkolonel i KGB-së, i cili u ngjit në pushtet në vitin 1999, e bëri të qartë se rezultati duhet t’i dërgojë një mesazh perëndimit se udhëheqësit e tij do të duhet të përballen me një Rusi të guximshme, qoftë në luftë apo në paqe, për shumë vjet në të ardhmen.

Rezultati i zgjedhjeve do të thotë se Vladimir Putini, 71 vjeç, do të nisë një mandat të ri gjashtëvjeçar dhe nëse e çon deri në fund, do t’ia kalojë edhe Josef Stalinit dhe do të bëhej udhëheqësi më jetëgjatë i Rusisë që prej 200 vitesh.

Ai fitoi 87.8 për qind të votave, rezultati më i lartë ndonjëherë në historinë post-sovjetike të Rusisë.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera kanë thënë se votimi nuk ishte as i lirë dhe as i drejtë për shkak të burgosjes së kundërshtarëve politikë dhe censurës.

Kandidati komunist Nikolai Kharitonov, doli i dyti me pak më pak se 4 për qind të votave i pasuar nga Vladislav Davankov dhe ultranacionalisti Leonid Slutsky.

Vladimir Putin u tha mbështetësve në një fjalim në Moskë se ai do t’i jap përparësi përmbushjes së detyrave që lidhen me atë që ai e quajti “operacionin e posacëm ushtarak ” të Rusisë në Ukrainë dhe do të forcojë ushtrinë ruse.

“Kemi shumë detyra përpara. Por kur jemi të konsoliduar – pavarësisht se kush dëshiron të na frikësojë, të na shtypë – askush nuk ka pasur sukses në histori, ata nuk ia kanë dalë tani dhe nuk do të kenë sukses kurrë as në të ardhmen”, tha ai.

Të frymëzuar nga udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny, i cili vdiq në një burg në Arktik muajin e kaluar, mijëra protestuan në mesditë kundër Putinit në qendrat e votimit brenda Rusisë dhe jashtë saj.

Putin u tha gazetarëve se i konsideronte zgjedhjet e Rusisë si demokratike dhe protesta e frymëzuar nga Navalny, nuk pati asnjë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve.

Në komentet e tij të para për vdekjen e tij, ai tha gjithashtu se vdekja e zotit Navalny kishte qenë një “ngjarje trishtuese” dhe konfirmoi se kishte qenë i gatshëm për një shkëmbim të burgosurish që përfshinte politikanin e opozitës.

Përshkrimi i imazhit