...
Roland Ahmetsula një nga personat e arrestuar si i dyshuar për përfshirjen në masakrën e Don Boskos u lirua nga Apeli i Tiranës. Nga arrest me burg, Ahmetsula u la i lirë me masën e “detyrim paraqitje”.
Avokati Shkëlqim Mustafa dorëzoi prova që rrëzuan pretendimet e prokurorisë dhe çuan ne lirimin e Ahmetsuleë. Për masakrën e Don Boskos ku u vra gabimisht Erjon Çela akuzohet si urdhërues Kasandër Noga dhe ekzekutor Kevin Suçi.
Ahmetsulaj ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në ngjarje. “Nuk kam lidhje me ngjarjen. Dy ditë para vrasjes kam patur bisedën me Kevin Suçin për rregullim makine. Më ka marrë për makinën nëse është rregulluar ose jo”, tha para gjykatës së shkallës së parë i riu.
Policia tha se ka patur shumë komunikime në orarin kur ka ndodhur ngjarja, por sipas avokatit të Ahmetsulaj biznesi i këtij të fundit ndodhet vetëm 700 m nga vendi i ngjarjes dhe se ka patur komunikime vetëm për punë. Edhe bashkëpunëtorët e drejtësisë Indrit Gentjan Beqiraj, nuk e kanë përmendur emrin e klientit të tij sipas avokatit.