E rëndë në Krujë/ Nëna fut në qese dhe hedh në lumë foshnjën e porsalindur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orëve të mëngjesit në Tapizë.

Një 42-vjeçar dyshohet se pasi ka lindur foshnjën në banesën e saj, e ka futur në qese dhe e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Ajo ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur, ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.