25 persona të marrë në pyetje për vrasjèn e Gentian Bejtes, ende asnjë pistë

Pasi kanë kaluar tre ditë nga ekzekutimi i Gentian Bejtjas, ish-policit të Burgjeve, Policia ende nuk ka një emër të dyshuar si autor të krimit.

Gjatë këtyre ditëve, grupi hetimor ka marrë në pyetje 25 persona, ndërkohë që janë mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë, por edhe në akset rrugore, që lidhin fshatin Larushk, vend ku u ekzekutua Bejtja.

Sipas raportimeve, pas marrjes në pyetje, personat janë lënë të lirë, ndërkohë që pritet të merren në pyetje personazhe të njohur në zonë e Krujës dhe Fushë-Krujës, të cilët rezultojnë janë vendit.

Në ekzekutimin e Gentian Bejtjas dyshohet se kanë marrë pjesë 4 atentatorë, tre prej të cilëve kanë qëlluar me breshëri automatike ndaj 43-vjeçarit, ndërsa i katërti kishte rolin e shoferit në automjetin që u gjet i djegur nga policia pak orë pas ngjarjes.

Dyshimet janë se për atentatin e 3 ditëve më parë, vrasësit janë përgatitur disa muaj para se të realizonin vrasjen.

Kështu dyshohet se në muajin Gusht, autorët vodhën automjetin në Shkodër dhe targat në Tiranë. Autorët dyshohet se kanë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, jo vetëm për t’i larguar pas djegies së makinës, por edhe për të ndaluar energjinë e elektrike në zonë, kur të kryhej vrasja. Kjo ka bërë që pjesa më e madhe e lëvizjeve të autorëve të mos dokumentohet.

Ish-punonjësi i burgjeve u qëllua për vdekje pasditen e të premtes së shkuar në banesën e tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. 43-vjeçari ndodhej në banesën e prindërve, ngjitur me shtëpinë e tij. Ai u qëllua me breshëri plumbash teksa po kalonte portën e përbashkët me banesën e prindërve.

Bejtja i ka shpëtuar dhe 2 atentateve të tjerë, në 2016 dhe në 2022-in.