...
SPAK jep pretencën, kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Fredi Belerin.
Ndërkohë për Pandeli Kokaveshin u kërkua dënimi me 2 vite burgim, i cili u konvertua me 4 vite shërbim prove. Kjo masë për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.
SPAK e akuzon kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës për korrupsion në zgjedhje. Ai u arrestua vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe që prej asaj kohe qëndron në paraburgim, duke mos u lejuar që të betohet si kryebashkiak i Himarës.
Seanca ndaj tij janë ndjekur përgjatë gjithë kësaj kohe nga ambasadorja greke dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.