Përplasen 2 mjete në Fier-Ballsh, plagoset njëri nga shoferët dhe e bija 12-vjeçare

Një aksident me pasojë plagosjen e 2 personave është shënuar mëngjesin e së martës në aksin rrugor Fier-Ballsh.

Policia tha se automjeti me drejtues shtetasin S. H., 65 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B.

Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.