Liderët e Ballkanit Perëndimor më 28 dhe 29 shkurt vijnë në Tiranë, fokusi i diskutimeve

Liderët e Ballkanit Perendimor, do të vijnë në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt.

Fokusi i takimit mësohet se do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, ku pritet të diskutohet për objektivat e vendosura nga unioni për vendet e Ballkanit, si edhe krijimin e themeleve për hapat e ardhshëm në zbatimin e Planit të Rritjes dhe avancimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Komisionin Europian.

Kujtojmë se Komisioni Evropian, në nëntor 2023, propozoi një Plan të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.