... Nami.al

I dha mjekim të gabuar 38-vjeçares që më pas shfaqi probleme shëndetësore, shpallet në kërkim farmacistja në Tiranë

Një 22-vjeçare farmaciste në rrugën e Dibrës është shpallur në kërkim nga policia, pasi i i ka dhë mjekimet e gabuara një 38-vjeçareje.

Kjo e fundit pas konsumimit të medikamenteve ka shfaqur probleme shëndetësore.

Në njoftimin e policisë mësohet se për farmacisten 22-vjeçare ka nisur hetimi, ndërkohë po punohet edhe për kapjen e saj.