Bardhi thirrje për pjesmarrje në protestën e 20 shkurtit: O sot, o kurrë

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është bashkuar thirrjeve për pjesëmarrje në protestën kombëtare të 20 shkurtit.

Ai ka postuar në Facebook, posterin e protestës, ku bëhet thirrje për pjesëmarrje në orën 17:30 në protestën që do mbahet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Motoja e protestës do të jetë ‘O sot, o kurrë’.

Një ditë më parë, Bardhi dhe grupi i deputetëve u rikthyen në selinë e PD, ku morën pjesë në mbledhjen e grupit dhe atë të Këshillit Kombëtar.