... Nami.al

Zjarr në një banesë në Fier, dy të moshuarit transportohen në spital

Një banesë është përfshirë nga flakët në Fier. Ngjarja ka ndodhur në Hoxharë, në katin e parë të një pallati tre katësh.

Zjarri është shuar me ndërhyrjen e policisë dhe forcave zjarrfikëse. Në momentin e rënies se zjarrit, në banesë ndodheshin dy të moshuar të cilët kanë arritur të dalin në kohë pa pësuar lëndime. Megjithatë ata janë dërguar drejt spitalit rajonal të Fierit për shkak të asfiksimit nga tymi.

Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike, ndërkohe që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.