U vetëvra se iu publikua foto intime, 27-vjeçarja ishte nënë e një fëmije (Detaje)

Detaje të reja janë zbardhur nga vetëvrasja e 27-vjeçares Sibora Abedini dy ditë më parë në Kamëz.

Policia bën me dije se e reja se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, për shkak se iu shpërnda një foto intime në rrjetet sociale.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se 27-vjeçarja jetonte me qira në Kamëz, ashtu si autori i arrestuar.

E reja ishte nënë e një fëmije ndërsa ishte e martuar me një shtetas kosovar. Megjithëse kishin pasur probleme me bashkëshortin në Kosovë, pritej të ribashkohej, por publikimi i fotos me Altin Çokun ka shkaktuar traum tek e reja e cila është hedhur nga tarraca e pallatit mbrëmjen e së shtunës.

Për këtë ngjarje në pranga ka rënë Altin Çoku, pasi ishte ky i fundit që i ka ndarë foton intime në rrjetin social “Tik Tok”.

39-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, ndërsa ishte me precedent të mëparshëm.