...
Policia e Kamzës ka arrestuar 39-vjeçarin Altin Çoku për shkak se dyshohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Sipas policise, ai publikoi një foto intime të një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën.
Mësohet se 27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë dhe kishte edhe një fëmijë. E reja ka pasur takim me 39-vjeçarin, i cili i ka bërë foton intime dhe i bënte presion. Më pas 39-vjeçari e ka publikuar foton në rrjetet sociale.
Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vetëhedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe kqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.
I arrestuari ka mohuar se ia ka publikuar ai foton, por sipas tij ia kanë marrë shokët e tij dhe e kanë publikuar. Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vazjave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.