Punoi si pastruese në banesën e tij, detaje nga njohja e 27-vjeçares me Altin Çokun

Rrjetet sociale janë kthyer në shkaktar të vetëvrasjeve. Rasti i fundit është i një 27-vjeçarje ku pas publikimit të një fotoje intime në Tik-Tok i ka dhën fund jetës së saj duke u hedhur nga tarraca e katit të 4 të kësaj banese.

Si fillim nga policia e Tiranës u raportua se e reja kishte rënë nga lartësia, por pas dëshmive të familjarëve dhe kqyrjes që telefonit të saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë zbardhur ngjarjen.

Pas verifikimeve të kryera nga grupi hetimor, policia arrestoi Altin Çokun, i cili akuzohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e Sibela Abedinit pas publikimit të fotos.

Tezja e të ndjerës akuzon Altin Çokun se e ka vrarë, pasi sipas saj mbesa nuk është vetëvrarë.

39-vjeçari pretendon se nuk e ka shpërndarë ai foton, por shoku i tij.

27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë, por së fundmi kishte probleme me bashkëshortin dhe prej një muaj qëndronte tek familja e saj në Kamëz.

Tezja zbuloi se ajo ka punuar si pastruese në banesën e 39-vjeçarit, Altin Çoku, ku dhe është njohur me këtë të fundit.